A e dini se libri: “Nuz’hatu el Mushtak fi Ihtirak el Afak” i autorit Sherif al Idrisi është libri më i saktë që kanë shkruar arabët në fushën e Gjeografisë?
Al Idrisi ka vendosur një hartë e cila është konsideruar nga më të saktat dhe më të vlefshmet jo vetëm për periudhën e mesjetës por edhe tani vonë.
Zerkeliu për këtë libër ka thënë: Është libri më i saktë që kanë shkruar arabët në cilësimin e vendeve të Europës dhe Italisë. Të gjithë ata që kanë shkruar më vonë nga arabët ka përfituar prej tij.
Ndërsa Akademia e shkencave Franceze për këtë libër ka thënë: Libri i Al Idrisit është më i përmbledhuri që kanë shkruar arabët në fushën e Gjeografisë. Përcaktimi i largësive është tepër preçiz dhe e bën këtë libër një nga dokumentet më madhorë në shkencën e gjeografisë gjatë periudhës së mesjetës.
Burimi: Andaluzia e Periudhës Islame
