Vendosa të fshij Instagram-in dhe Snapchat-in. Më kanë prishur mendjen

Më të lexuarat

Ç’më hyn në punë mua nëse Ghaida Saleh është shpërngulur në një shtëpi të re?
Ose nëse Humaidan al-Turki do të kryejë umren?
Ose nëse vajzat e al-Shehailit janë kthyer nga shkollimi jashtë vendit?

Pse duhet të rri e të shoh jetët e tyre, ngjarjet e tyre dhe qendrat e tyre,
kur në fakt unë duhet të përqendrohem tek jeta ime?”
Ky vetëdijësim do të zgjerohet… dhe në ditët që vijnë do të shihni modele të reja e të reja, të reja në moshë, që shmangin kalbëzimin e trurit dhe rrënimin e shëndetit të tyre mendor.
Këto aplikacione është shumë e lehtë të të hedhin në krahët e depresionit dhe çrregullimeve të personalitetit.

Vetëdijësimi po zgjerohet dhe, nëse do Zoti, do të përfshijë breza që do të kuptojnë rreziqet dhe ndotjen e këtij kalbëzimi mendor.

Dije( të zgjatë Zoti jetën tënde) se kam vërejtur një çështje që meriton vëmendje:
Lidhja e vazhdueshme me këto aplikacione moderne të quajtura (rrjete sociale), dhe përsëritja e shpeshtë e kthimit tek ato, e shuan gjallërinë e shpirtit dhe prish prirjen natyrore drejt madhështisë.

Njeriu atëherë bëhet si ai që ndjek një vegim të rremë: pa vullnet, pa arritje.

Sepse kur syri mbetet i ngulur në to, dora e zënë me prekje, mendja e shpërqendruar pas lajmeve të tyre – atëherë forca e vendosmërisë dobësohet, dhe njeriu shndërrohet në zog në kafaz, që mendon se po fluturon, por është i burgosur nga dëshira!

Prandaj, kujdes, kujdes nga varësia ndaj këtyre ekraneve mashtruese;
sepse ato e marrin fuqinë e qëllimeve ashtu si rrjedha e ujit merr të mbjellat,
vrasin në shpirtra zjarrin e vendosmërisë
dhe shuajnë në zemra flakën e ambicies.

Dr. Halid Ed-Drejis

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit