Uria është konfirmuar për herë të parë në Qytetin e Gazës, thotë një organ i mbështetur nga OKB-ja, i cili është përgjegjës për monitorimin e sigurisë ushqimore.
IPC thotë se uria është konfirmuar në Qarkun e Gazës, që përfshin Qytetin e Gazës dhe zonat përreth, me “kushte katastrofike” që parashikohet të shtrihen në Dejr al-Balah dhe Han Junis deri në fund të shtatorit.
Ky organ vetë nuk shpall zyrtarisht nëse po ndodh një uri, por ofron analiza që lejojnë qeveritë, organizatat dhe agjencitë të bëjnë deklarata mbi urinë.
Kjo ndodh ndërkohë që Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se kabineti i tij ka miratuar plane për një sulm të ri mbi Qytetin e Gazës.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë paralajmëruar punonjësit mjekësorë dhe organizatat ndërkombëtare të përgatiten për evakuimin e planifikuar të një milion banorëve të qytetit drejt strehimoreve në jug.
OKB-ja ka thënë se sulmet e intensifikuara dhe “bombardimet e pandalshme” në Qytetin e Gazës po shkaktojnë “numër të lartë viktimash civile dhe shkatërrim masiv”.
Qeveria izraelite nuk lejon organizatat ndërkombëtare të lajmeve, përfshirë BBC-në, të hyjnë në Gaza për të raportuar lirshëm. ( Burimi: BBC)
