13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Vendet që kanë numrin më të lartë të të diplomuarve me doktoraturë

Më të lexuarat

Doktoratura po bëhet çdo ditë e më e prioritare në shumë vende të botës. Zbulime të reja të tilla si teknologjia MP3 dhe GPS kurrë nuk do të kishin ndodhur nëse nuk do të ishte për kërkimet PhD. Shumë vende po investojnë në sistemet e tyre të arsimit të lartë dhe më shumë njerëz më shumë se kurrë po përfundojnë gradën e doktoraturës. Por cili vend ka studiuesit më të shumtë të doktoraturës.

Sipas një raporti të Organizataës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), SHBA ka të paktën dy herë më shumë të diplomuar të doktoraturës se sa Gjermania, rivali i saj më i afërt.

Në vitin 2014, 67,449 persona u diplomuan me doktoraturë në SHBA, krahasuar me 28,147 në Gjermani. Tjetër vend në listë është Mbretëria e Bashkuar, e cila renditet në vendin e tretë me 25.020 doktorantë PhD, pasuar nga India me 24,300.

Edhe pse e pesta në listë, Japonia ka vetëm një të katërtën e të diplomuarve të doktoratës që ka SHBA, me 16,039.

Në vendin e gjashtë dhe të shtatë renditen Franca dhe Koreja e Jugut kanë përkatësisht 13,729 dhe 12,931. Spanja dhe Italia, në vendin e tetë dhe nëntë, kanë një numër të ngjashëm, respektivisht 10,889 dhe 10,678. Ndërkohë, Australia është në vendin e 10 me 8,400.

Shifrat e OECD gjithashtu tregojnë se numri i të diplomuarve me doktoraturë është rritur në mbarë botën në dy dekadat e fundit. Shumica e të diplomuarve janë nga vendet e OECD-së. Sipas raportit, ekonomitë e mëdha në zhvillim kanë zgjeruar kapacitetet e tyre të trajnimit të arsimit të lartë, siç tregohet edhe nga pozita e lartë e Indisë me 24.300 të diplomuar në doktoraturë.

Rreth 40% e doktoraturave të reja të dhëna në fushën e OECD-së janë në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikë dhe kjo përqindje rritet në 58% të të diplomuarve të rinj, nëse përfshihen doktoraturat në shëndetësi. Sipas raportit, programet e doktoraturës janë veçanërisht të orientuara drejt shkencave natyrore dhe inxhinierisë në Francë (59%), Kanada (55%) dhe Kinë (55%).

Midis tendencave të tjera të përmendura në raport në rritje ishin edhe digjitalizimi dhe ndërkombëtarizimi i kërkimit. G.D/SCAN

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit