8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vdesin tri femra në një aksident në Istog

Më të lexuarat

Policia raporton se mbrëmë në orën 23:00 në fshatin Baicë të Istogut ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile.

Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, aksidentohet me veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësojnë të dy ngasësit dhe pesë pasagjerë.

Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se dy viktima femra  janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë, po ashtu femër ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u janë liruar familjarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit