Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së pushueses ruse K.R 15 vjece, e cila humbi jetën një ditë më parë teksa lahej në Ksamil. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ermal Fataj, 31 vjeç, pronari i mjetit ujor që dyshohet se ka goditur 15-vjeçaren në ujërat e detit.
Nga verifikimet e policisë rezulton se 15-vjeçarja e cila po kalonte disa ditë pushimi së bashku me familjen ka qenë duke u larë me mamanë e saj në det dhe në një moment është larguar me notë deri në hapësirën ujore ku parkohen mjetet lundruese.
Në atë kohë mamaja vëren një mjet lundrues i cili kalon aty me shpejtësi ku dyshohet se e ka goditur me helikë vajzën 15 vjeçare.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorin ka rezultuar se mjeti lundrues i përket shtetasit Ermal Fataj, 31 vjeç, banues në Ksamil.