9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Vazhdojnë konfliktet në Siri dhe si pasojë rritet numri i viktimave

Më të lexuarat

Vazhdojnë konfliktet në Siri.

Në sulmet e fundit të forcave të Esadit kundër opozitarëve janë vrarë 105 persona.

Si pasojë e operacioneve intensive me topa dhe raketa organizuar nëpër zonat periferike të Damaskut, kanë humbur jetën shumë njerëz dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Krahas kryeqytetit lajme për konflikte të dhunshme, vijnë edhe nga qytetet Halep, Dera’e Dera’e, Idlib, Deyru’z Zur, Hama dhe Humus.

Nga ana tjetër Ushtria Për Sirinë e Lirë, ka njoftuar se ka rrëzuar një avion lufte në provincën Maaret El Numan të Idlibit.

Edhe forcat e Esadit kanë njoftuar se ata kanë eliminuar grupe të mëdha të armatosura opozitarësh.

Ndërkohë vijojnë përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

Përfaqësuesi i Posaçëm për Sirinë i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, Lahdar Brahimi, trajtoi me Koalicionin Kombëtar të Sirisë rrugët e zgjidhjes së krizës politike në këtë vend.

Në takim u trajtuan çështjet si; hedhja në jetë e vendimeve të marra në Samitin e Ligës Arabe, krijimi i një qeverie, dhënia e posteve Koalicionit Kombëtar të Sirisë në Kombet e Bashkuara dhe në Organizatën e Bashkëpunimit Islam, si dhe çështja e koordinimit me Ligën Arabe. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit