Ushtria izraelite qëllon ndaj fermerëve palestinezë në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Trupat përdorën plumba të vërtetë, granata shokuese dhe gaz lotsjellës për t’i penguar fermerët t’i arrijnë ullishtet e tyre pranë Ramallahut.

Forcat izraelite të shtunën hapën zjarr dhe hodhën granata e gaz lotsjellës ndaj fermerëve palestinezë në fshatin Kobar, në veri të Ramallahut, në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa ata përpiqeshin të hynin në tokat e tyre për të mbledhur ullinj.

Sipas një korrespondenti të Anadolu, disa fermerë nga Kobar tentuan të arrinin ullishtet në pjesën perëndimore të fshatit, por ushtarët hapën zjarr ndaj tyre, duke i detyruar të tërhiqen. Nuk u raportuan të plagosur.

“Ushtria (izraelite) e okupimit pengoi fermerët të hynin në tokat e tyre në perëndim të fshatit, veçanërisht në zonat Qanater dhe Daak, si dhe hapi zjarr ndaj tyre pa shkaktuar lëndime,” tha për Anadolu fermeri Fahd Abu al-Hajj.

Ai shtoi se fermerët kishin shkuar në tokat e tyre nën një vendim të Gjykatës së Lartë të Izraelit që u lejon atyre të korrin ullinj në atë zonë, të cilën ushtria e kishte mbyllur më herët.

Sipas Abu al-Hajj, forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë penguar për vite me radhë palestinezët të hyjnë në tokat e tyre pranë një vendbanimi të paligjshëm të ngritur afër kolonisë Halamish, e ndërtuar mbi toka që i përkasin Kobarit dhe fshatrave fqinj.

Në një incident të veçantë të së njëjtës ditë, kolonë të armatosur të paligjshëm sulmuan mbledhësit e ullinjve në qytetin Turmus Ayya, në verilindje të Ramallahut, njoftoi agjencia zyrtare palestineze WAFA.

Fermerët palestinezë përballen rregullisht me sulme nga ushtarët izraelitë dhe kolonët e paligjshëm gjatë sezonit vjetor të korrjes së ullinjve, duke u penguar shpesh të hyjnë në ullishtet e tyre.

Sipas komisionit, sulmet nga kolonët dhe ushtria izraelite kanë shkulur, thyer ose dëmtuar 48.728 pemë, përfshirë 37.237 ullinj. Kolonët kanë kryer 7.154 sulme kundër palestinezëve dhe pronave të tyre në gjithë Bregun Perëndimor gjatë dy viteve të luftës, duke vrarë 33 palestinezë dhe zhvendosur 33 komunitete beduine.

Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë gati 68.000 palestinezë në Gaza, shumica gra dhe fëmijë, duke e lënë enklavën pothuajse të pabanueshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit