15.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Ushtria izraelite arreston 14 palestinezë

Më të lexuarat

JERUSALEM (AA) – Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 14 palestinezë në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga ushtria izraelite, thuhet se ushtarët izraelitë të cilët kanë bastisur shtëpi në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, kanë arrestuar 14 palestinezë me pretendim se janë “përfshirë në aktivitete terroriste”.

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se një izraelit, i cili ishte lënduar pas një sulmi me gurë ndaj automobilit të tij në Bethlehem, në jug të Bregut Perëndimor, është transferuar në një spital për trajtim.

Forcat izraelite shpesh duke përdorur pretekste të ndryshme, kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor gjatë të cilave arrestojnë palestinezët.

Sipas raportit të përgatitur nga institucionet palestineze, rreth 7.000 palestinezë aktualisht mbahen në burgjet izraelite, prej të cilëve 300 janë të mitur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit