12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ushtria irakiane sulmon Falluxhan

Më të lexuarat

Së paku nëntë vetë u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën të premten në një breshëri të sulmeve të ushtrisë në qytetin perëndimor Falluxha të Irakut, i ka thënë një udhëheqës fisnor agjencisë Anadolu.
Rafa al-Jemeli ka thënë se granatimet kishin në shënjestër zonat e banuara të Falluxhës. Sipas udhëheqësit fisnor, përleshjet ende vazhdojnë në mes fiseve të armatosura dhe forcave qeveritare në qytet. Zyrtarët irakianë nuk kanë dhënë koment në lidhje me këto sulme.
Sipas autoriteteve shëndetsore, të paktën 71 njerëz janë vrarë dhe 319 janë plagosur që kur dhuna tronditi krahinën Anbar muajin e kaluar./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit