6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ushtari izraelit vret një shtetas izraelit duke menduar se ishte palestinez

Më të lexuarat

Sipas lajmit të Organizatës Publike të Transmetimeve Izraelite (KAN), ushtari izraelit qëlloi një banor izraelit “i cili dyshohet se ka sulmuar” në një incident që ndodhi në qytetin Ra’anana


Një ushtar i Izraelit ka vrarë një shtetas izraelit për të cilin mendonte se ishte “palestinez dhe donte ta sulmonte”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Organizatës Publike të Transmetimeve Izraelite (KAN), ushtari izraelit qëlloi një banor izraelit “i cili dyshohet se ka sulmuar” në një incident që ndodhi në qytetin Ra’anana.

Mësohet se 40-vjeçari i plagosur rëndë ka ndërruar jetë në spitalin ku ishte dërguar.

Një tjetër person, rreth 50-vjeç, ka mbetur i plagosur lehtë nga predhat që e goditën në këmbë.

Mësohet se “nuk ka dyshim për mundësinë e një sulmi” dhe se policia po heton rastin në vendngjarje.

Gazeta “Yediot Ahronot” njoftoi se personi i vrarë ishte i sëmurë mendor dhe kishte një thikë në dorë gjatë incidentit.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit