Ushtarët izraelitë arrestojnë dy fëmijë në Bregun Perëndimor për spiunazh

Më të lexuarat

Sipas mediave palestineze, incidenti ka ndodhur dje në Qytetin e Vjetër të El Halilit, ku dy fëmijë palestinezë janë ndaluar nga forcat izraelite.

Ushtarët izraelitë arrestuan dy fëmijë të vegjël palestinezë në qytetin El-Halil (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, nën akuzën për “spiunazh”.

Sipas mediave palestineze, incidenti ka ndodhur dje në Qytetin e Vjetër të El Halilit, ku dy fëmijë palestinezë janë ndaluar nga forcat izraelite.

Mediat thonë se fëmijët u arrestuan me akuzën për spiunazh, ndërsa ushtarët izraelitë i kanë marrë në pyetje për vendndodhjen e baballarëve të tyre, megjithëse ata po qanin nga frika.

Pas një kohe të shkurtër ndalimi, ushtarët izraelitë i kanë liruar fëmijët, por ndërkohë kishin bastisur edhe shtëpitë e familjeve të tyre.

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregon momentin e arrestimit të dy fëmijëve, pasqyron qartë shkallën e shtypjes që palestinezët përjetojnë në Bregun Perëndimor dhe shkallën në të cilën ka shkuar pushtimi izraelit.

– Mosha e tyre vlerësohet të jetë mes 4 dhe 6 vjeç

Në pamjet filmike shihen dy fëmijë palestinezë, të cilët besohet të jenë midis 4 dhe 6 vjeç, duke qarë dhe duke mbajtur njëri-tjetrin për dore.

Një ushtar izraelit shihet duke kapur për krahu njërin prej fëmijëve, ndërsa përpiqet t’i largojë palestinezët përreth që po e kundërshtonin ndalimin.

I pyetur pse po i ndalojnë fëmijët, ushtari izraelit thotë se po i kërkojnë baballarët e tyre, por pavarësisht reagimeve të të pranishmëve dhe lotëve të fëmijëve, ai vazhdon t’i mbajë ata.

Bregu Perëndimor është nën pushtim izraelit që nga viti 1967 ndërsa El-Halili është një nga qytetet ku ky pushtim ndihet më thellë.

Palestinezët në El-Halil jetojnë nën shtypjen e dyfishtë të ushtarëve izraelitë dhe të kolonëve hebrenj që i uzurpojnë tokat palestineze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit