Rusia: Ukraina planifikon provokime kundër Moskës në Poloni

Më të lexuarat

“Kievi po përgatit një provokim të ri të profilit të lartë. Sipas raportimeve, qeveria e Kievit po i vazhdon përpjekjet e saj për të përfshirë vendet e NATO-s në një konflikt të armatosur me Moskën”, thuhet në deklaratë.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) ka pohuar se Ukraina po planifikon një provokim kundër Rusisë në Poloni.

SVR-ja ka lëshuar një deklaratë në lidhje me “veprimet e qeverisë ukrainase”.

Në deklaratë pretendohet se Ukraina po planifikon një provokim kundër Rusisë në Poloni.

“Kievi po përgatit një provokim të ri të profilit të lartë. Sipas raportimeve, qeveria e Kievit po vazhdon përpjekjet e saj për të përfshirë vendet e NATO-s në një konflikt të armatosur me Moskën, pas provokimeve të kryera me dronë në Poloni dhe Rumani”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e cila pretendohet se skenari i provokimit është përgatitur nga inteligjenca ukrainase dhe polake, vihet në dukje se mund të kryhet një sulm i dyshuar ndaj objekteve kritike të infrastrukturës në Poloni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit