15.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ushtarët e Dukagjinit të gatshëm për thirrjen e Daut Haradinajt për luftë

Më të lexuarat

Deputeti i AAK-së me një deklaratë për media, tha se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, lufta është e pashmangshme.
“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka thënë Haradinaj.

E një ish-ushtar i UÇK-së, Brigada Rugovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do t’i përgjigjen kurdoherë ftesës së Daut Haradinajt.

“Kur na thirr atdheu jemi te gatshem kurdo here, kur ftesen e bene Gjenerali Daut Haradinaj i pergjigjemi pa hezitim dhe menjeher”, ka shkruar Hyseni.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj, i pari i AAK-së është duke u mbajtur në Francë nga një gjykatë franceze me pretekstin se ka kryer krime lufte. Haradinaj po mbahen me një flet arrest të shtetit serb.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit