8.4 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Urtësi kur’anore dhe profetike

Më të lexuarat

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Profetin e Tij Muhamed, familjen e tij, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit.

Në këtë artikull janë përmbledhur disa urtësi nga fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, (e të gjitha fjalët e Zotit dhe të të Dërguarit janë urtësi), shpresojmë të na bëjnë dobi në këtë botë dhe në botën tjetër.

Së pari: Urtësi kur’anore

1. “A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni?”

2. “Në ligjin e barazisë në ndëshkim ka siguri për jetën tuaj, o mendarë.”

3. “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur’anin), dhe mos u përçani!”

4. “Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni!”

5. “E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut dhe bën vepra të mira.”

6. “Nuk barazohet e mira me të keqen. Të keqen ktheje me të mirë!”

7. “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre.”

8. “O besimtarë! Mos pyesni për gjëra, që, sikur t’ju thuheshin haptazi, nuk do t’ju pëlqenin.”

9. “Mos e nënçmoni dhe mos e qesëndisni njëri-tjetrin me nofka (të këqija)!”

10. “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtet, disa dyshime janë gjynah.”

11. “O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre.”

12. “O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit!”

13. “Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?!”

14. “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”

15. “Dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).”

16. “E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!”

17. “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuari?!”

18. “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!”

19. “Frikësojuni Allahut sa të mundeni.”

20. “Kur ju përshëndet dikush me respekt, kthejani me një përshëndetje më të mirë, ose në të njëjtën mënyrë!”

21. “Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët!”

22. “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’ua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia.”

23. “Më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime).”

24. “Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!”

25. “Mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.”

26. “Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi!”

27. “Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.”

Së dyti: Urtësi profetike

1. “Veprat vlerësohen sipas qëllimeve.”

2. “Ruaje ti Allahun, Allahu të ruan ty.”

3. “Sillu (komuniko) me njerëzit me moral të mirë.”

4. “Silluni mirë me familjet (gratë) tuaja.”

5. “Të gjithë jeni barinj dhe të gjithë jeni përgjegjës për tufat tuaja.”

6. “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni, dhe nuk besoni derisa të duani njëri-tjetrin.”

7. “Frikësoju lutjes së atij që i është bërë ndonjë e padrejtë.”

8. “Qetësia (ngadalësimi) është prej Allahut, kurse nxitimi është prej shejtanit.”

9. “Mos u zemëro!”

10. “Lëre atë që të duket e dyshimtë, kurse pranoje atë që nuk të duket e dyshimtë.”

11. “Pasoje të keqen me një të mirë ajo e fshin atë (të keqen).”

12. “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët, por të dytë janë të mirë.”

13. “Turpi është pjesë e besimit.”

14. “Pastërtia është gjysma e besimit. Fjala Elhamdulilah e mbush peshoren (e besimtarit).”

15. “Bamirësia është moral i lartë, kurse mëkati është ajo që të brenë në zemër dhe urren që ta shohin njerëzit.”

16. “Kur’ani është dëshmi, për ose kundër teje.”

17. “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i ndërpret lidhjet farefisnore.”

18. “Jeto në këtë botë si i huaj, ose si udhëtar.”

19. “Shqiptojuni të vdekurve tuaj (ata të cilët janë në momentet e vdekjes) fjalën La ilahe il-lallah.”

20. “Veprat vlerësohen sipas përfundimit të tyre.”

Përgatiti: Almedin Ejupi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit