Urdhri për ndalimin e refugjatëve, Hawaii i pari shtet që ngre padi kundër Trump

Më të lexuarat

Hawaii është bërë shteti i parë amerikan që ka ngritur një padi kundër urdhrit për ndalimin e refugjatëve të firmosur nga presidenti Donald Trump.

Prokurori i përgjithshëm i këtij shteti thotë se versioni i ri është në thelb i njëjtë me urdhrin e parë, që u pezullua pas vendimit të një gjykate.

Udhëzimi, i cili hyn në fuqi më 16 mars, vendos një ndalim 90-ditor mbi njerëz nga gjashtë vende kryesisht myslimane dhe një ndalim 120-ditor për të gjithë refugjatëve.

Ky urdhër do të pengojë hyrjen e qytetarëve të Iranit, Libisë, Sirisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit për 90 ditë. Iraku, që përfshirë në urdhrin e parë të ndalimit, është hequr nga lista.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit