15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

UNMIK-u perjashtohet nga Këshilli i Europës

Më të lexuarat

UNMIK-u nuk mund të flasë as të nënshkruajë marrëveshje në emër të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo është arritur pas një debati të ashpër mes Serbisë, Rusisë dhe vendeve mike të Kosovës. Gjithashtu, MPJ e Kosovës ka lobuar intensivisht për këtë çështje.

 KosovaTimes, sipas burimeve nga një mision perëndimor në Strasburg ku ndodhet selia e Këshillit të Evropës, tash e disa muaj ka pasur insistime nga Serbia dhe Rusia që Këshilli i Evropës të nënshkruan marrëveshje vetëm me UNMIK-un për monitorimin e Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo, pas aktiviteteve lobuese të Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe vendeve mike, në Grupin Punues të Këshillit të Evropës është zhvilluar një debat konfidencial prapa dyerve të mbyllura dhe shumica e delegacioneve kanë përkrahur iniciativën e Kosovës për qasje direkte në KE.

Shtetet si Serbia dhe Rusia kanë qenë në favor të marrëveshjes, por ka dominuar qëndrimi i shteteve mike, si Gjermania, Austria, Shqipëria, Polonia si dhe përfaqësuesja e Bashkimit Europian, të cilët kanë kërkuar përfshirjen e Kosovës në diskutime për Kosovën dhe kanë refuzuar involvimin e UNMIK pas marrëveshjes së arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, që e tejkalon UNMIK-un si nënshkruese të marrëveshjeve në emër të Kosovës./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit