Unioni Afrikan mobilizohet për Sudanin Jugor

Më të lexuarat

Unioni Afrikan ka bërë të ditur se do të mobilizohet për t’i dhënë fund luftimeve në rritje dhe krizës njerëzore në Sudanin Jugor, transmeton AA.

Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Nkosozana Dlamimi Zuma, përmes një deklarate me shkrim ka theksuar se javëve të fundit janë shtuar shkeljet e armëpushimit në Sudanin Jugor dhe se situata e njerëzve është duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë, duke shtuar se ndihet tejet i shqetësuar nga kjo gjendje.

Në deklaratë bëhet e ditur se Përfaqësuesi i Lartë i Unionit Afrikan në Sudanin Jugor, Alpha Omer Konare brenda një kohe të shkurtër do të fillojë takimet me autoritetet e Sudanit Jugor dhe qeveritë rajonale për gjetjen e zgjidhjes për problemet. Në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë marrëveshjen e armëpushimi të nënshkruar në vitin 2015.

“Dhuna nuk është zgjidhje për problemet me të cilat përballet qeveria dhe populli i Sudanit Jugor”, thuhet në deklaratë, teksa theksohet se është ndezur alarmi për gjendjen e përkeqësuar humanitare për shkak të numrit në rritje të refugjatëve dhe migrimit të brendshëm.

Ndryshe, Sudani Jugor, i cili ka shpallur pavarësinë dhe është ndarë nga Sudani, u trondit nga dhuna kur presidenti Salva Kiir shkarkoi zëvendësin e tij Riek Machar më 16 dhjetor të vitit 2013, duke e akuzuar për komplot për përmbysjen e tij.

Si rezultat i takimeve për paqe nën monitorimin e Autoritetit Ndërqeveritar për Zhvillim (IGAD), palët më 17 gusht të vitit 2015 arritën marrëveshje. Më 28 prill në funksion hyri qeveria e përkohshme kombëtare e cila u krijua sipas marrëveshjes. Megjithatë, marrëveshja u ndërpre pas fillimit të luftimeve më 8 korrik mes forcave të sigurisë që vepronin nën urdhrat e presidentit të shtetit dhe simpatizantëve të Machar.

Së fundmi, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe qeveria njoftuan se në dy rajone të shtetit Unity është shpallur krizë urie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit