UNË JAM IZRAELI- E KEQJA E BOTËS….

Më të lexuarat

Unë jam Izraeli që…

…nuk humbas kurrë një shans për të luajtur viktimën ndërsa shkaktoj dhunë dhe viktima.

Në vitin 1947, Kombet e Bashkuara më dhanë më shumë se gjysmën e tokës së dikujt tjetër. Një dhuratë që nuk e fitova vetë por mu dhurua nga fuqitë koloniale që nuk e zotëronin.

E pranova

Fqinjët e mi refuzuan, u deklarova luftë, dhe e ktheva në kaos, fillova spastrimin etnik. Më shumë se 700,000 palestinezë i dëbova nga shtëpitë e tyre, disa ikën vëtë, me “dëshirë”, por shumë u detyruan të largoheshin me armët e mia, fshatrat e tyre i rrafshova, emrat e tyre i fshiva.

Pastaj mbolla pisha mbi rrënoja, për të fshehur kujtimin e tyre.
Krijova pyje aty ku dikur qëndronin shtëpitë.
Ndërtova parqe mbi varreza, duke i gjelbëruar me bar, që bota të mos i shihte viktimat që bëra, shumë foshnje, fëmijë dhe gra të masakruara mbetën poshtë. E quajta “ripyllëzim”. Ata e quanin “fshirje”, fshirje dëshmie dhe kujtese.

UNË JAM IZRAELI

Nuk kam zgjedhur kurrë paqen, vetëm dominimin.

Në vitin 1967, nisa një luftë parandaluese dhe mora Gazën, Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor, Lartësitë e Golanit dhe Sinain. U thashë budallenjve se ishte për siguri, por i mbajta për pushtet. Ndërtova vendbanime, një nga një, duke mbytur qytetet palestineze. Ligji ndërkombëtar thotë se është i paligjshëm. E injorova. Bëj atë që dua. Ajo që them unë duhet të jetë e vërteta absolute. Më duhet vetëm të them se ata duan të më eliminojnë dhe budalkenjtë do të më ndjekin. Ndërsa mbjell vdekje dhe shkretim, harta e Izraelit rritet përditë e më shumë, ndërsa lria e tyre zvogëlohet.

UNË JAM IZRAELI

Mund ta kisha përfunduar pushtimin shumë herë, por gjithmonë them “JO”.

Në vitin 2000, në Kampin David, ofrova një mozaik enklavash të shkëputura të rrethuara nga mure, pika kontrolli dhe ushtarë. E quaja paqe. Palestinezët u larguan. I quaja “terroristë/ekstremistë”.

Pastaj ndërtova një mur, jo në kufirin tim, por thellë brenda kufirit të tyre. E quaja “siguri”. Ata e quanin vjedhje.

UNË JAM IZRAELI

Unë lavdëroj militarizmin. I rris fëmijët duke besuar se janë të zgjedhur nga Perëndia. Librat e mi shkollorë e fshijnë Palestinën. Ushtarët e mi patrullojnë rrugët me pushkë të drejtuara mbi adoleshentët, por unë nuk jam shtypësi. Mediat e mia justifikojnë sulmet terroriste. Politikanët e mi bëjnë shaka për rrafshimin e Gazës. Unë dërgoj sulme ajrore në kampet e refugjatëve, shkollat ​​dhe spitalet e tyre. E justifikoj këtë duke thënë se ato ishin mburoja njerëzore.

UNË JAM IZRAELI

Unë zgjodha Netanyahun. Përsëri e përsëri.
Jo një herë gabimisht. Por me vetëdije. Unë votova për udhëheqësit që u zotuan të shtypnin palestinezët, të zgjeronin vendbanimet dhe të mos lejonin kurrë një shtet. Ministrat e mi flasin për “arabët” si një kërcënim demografik. Kolonët e mi djegin pemë ulliri. Turmat e mia brohorasin “Vdekje arabëve”.
Unë e quaj patriotizëm.

UNË JAM IZRAELI

Unë flas për demokraci, por ua mohoj atë miliona njerëzve nën kontrollin tim.
Unë sundoj mbi miliona njerëz që nuk mund të votojnë në vendin që kontrollon jetën e tyre. Unë ndërtoj rrugë në të cilat ata nuk mund të ngasin makinat. U jap atyre leje për të marrë frymë, për të lëvizur dhe për të jetuar. Unë bombardoj Gazën, pastaj e mbyll dhe them se është faji i tyre. Unë them se u largova nga Gaza, por unë kontrolloj ajrin e saj, detin e saj dhe kufijtë e saj. Unë them se ata janë të lirë, por unë i kam lënë të uritur.

UNË JAM IZRAELI

Unë kërkoj njohje, por nuk jap asgjë në këmbim.
Unë kërkoj që palestinezët të më pranojnë si shtet hebre, ndërsa refuzoj të them edhe fjalën “nakba”.
Unë injoroj shtëpitë, tokën dhe historinë e atyre që kam zhvendosur.
Unë mbaj çelësat e tyre në muze, nuk ua mbaj dyert.
Unë u mohoj refugjatëve të drejtën për t’u kthyer.
Unë bëj ligje që i quajnë “të munguara”, edhe kur janë vetëm në anën tjetër të kodrës.

UNË JAM IZRAELI

Unë qaj për antisemitizmin, kur ajo që kam frikë është përgjegjësia.
Unë i quaj të gjitha kritikat “urrejtje”.
Unë e turbulloj vijën ndarëse midis Judaizmit dhe Sionizmit, duke përdorur njërën për të mbrojtur krimet e tjetrës. Unë e përdor historinë si armë për të justifikuar aparteidin.
Unë manipuloj traumën për të justifikuar pushtimin.
Unë përdor Biblën e tyre, si dokument kadastre.
Unë them “kurrë më” mos u ndodhtë ajo që më ndodhi mua në Evropë, nga krishterët, por u ndodhë të tjerëve, me dorën time.

UNË JAM IZRAELI

Nuk do të jem kurrë i sigurt….

Përktheu Rozart Dani 2026

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit