20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ulet ndjeshëm rezerva energjetike në Shqipëri, blerjet janë anuluar si pasojë e çmimeve të larta në bursë

Më të lexuarat

Shqipëria nuk ka mundur të blejë energji javën e fundit të gushtit dhe ka vënë në funksion turbinate e Fierzës. Kjo ka ulur rezervat, ndërsa kriza është shpejtuar në Kosovë, e cila siguron energji vetëm për një të tretën e vendit.

Rezerva energjetike e kaskadës së Drinit ka rënë më shpejtësi në rreth 100 MWh në vetëm në një javë. Me këtë sasi, Kosporata Energjetike Shqiptare KESH thotë se niveli i Fierzës është ulur brenda 1 jave.

Aktualisht KESH është duke prodhurar pjesën më të madhe të energjisë nga Kaskada e Drinit, ku llogaritet që ky prodhim të jetë rreth 75 për qind e energjisë që konsumohet në vend.

KESH ka anuluar dy procedurat e mëparshme për të mbuluar periudhën e gushtit për shkak të çmimeve të larta në bursë.

Të dhënat e përditësuara të HEC–eve më të mëdha prodhuese në vend, vijnë në një kohë kur kriza energjetike vazhdon të thellohet me çmimet ditore të energjisë që kanë arritur shifra rekord.

Nga ana tjetër, Kosova po përjeton një situatë më të vështirë të prodhimit vendas, pasi termocentrali po funksionon pjesërisht, aq sa për të furnizuar vetëm Prishtinën me energji. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit