8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ulen ndjeshëm parashikimet për zhvillimin ekonomik në vjeshtë në Gjermani

Më të lexuarat

Institutet e kërkimit ekonomik në Gjermani kanë ulur ndjeshëm pritjet ekonomike. Ato tani presin që Produkti i Brendshëm Bruto të rritet me 2.4 përqind në vitin 2021, pas një parashikimi prej 3.7 përqind në pranverë.

Sipas pikëpamjes së instituteve kryesore kërkimore ekonomike, rritja në Gjermani këtë vit do të jetë dukshëm më e ngadaltë nga sa pritej fillimisht.

Në raportin e tyre të vjeshtës të botuar të enjten (14.10.), ekspertët parashikojnë një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 2.4 përqind. Në pranverën e këtij viti, pas rënies së shkaktuar nga korona në ekonomi në vitin 2020, institutet ende prisnin një rritje prej 3.7 përqind. Në vitin 2020 në tërësi, Produkti i Brendshëm Bruto ra me 4.9 përqind.

Vështirësitë e furnizimit rëndojnë mbi ekonominë

Situata ekonomike vazhdon të jetë e ngarkuar nga kriza e koronas, përveç vështirësive të furnizimit, thuhet në shpjegim. Kriza gradualisht po kapërcehet. “Sidoqoftë, në sektorin e prodhimit, vështirësitë e furnizimit për produktet e ndërmjetme po pengojnë prodhimin, kështu që po rriten vetëm sektorët e shërbimeve të lidhura me konsumatorin.” Për më tepër, për shkak të pandemisë që vazhdon, “nuk pritet në një afat të shkurtër një normalizim i plotë i aktiviteteve me intensitet kontakti”.

Prandaj, ekonomia gjermane nuk ka gjasa të “kthehet në shfrytëzimin normal të kapaciteteve” deri në vitin 2022, parashikojnë studiuesit. Për vitin 2022, ata presin rritje ekonomike të konsiderueshme prej 4.8 përqind. Në pranverë, ata ende parashikonin një plus prej 3.9 përqind në vitin e ardhshëm – mendonin se rimëkëmbja ekonomikeReagimet e ekonomisë gjermane pas zgjedhjeve do të shtyhej.

Mungesa e lëndëve të para një problem tjetër

Disa ekonomistë dhe shoqata biznesi i kishin ulur parashikimet e tyre javët e fundit. Situata po rëndon gjithashtu mbi eksportet e rëndësishme të Gjermanisë, të cilat e humbën vrullin në gusht. Për herë të parë që nga maji 2020, kompanitë eksportuan më pak jashtë vendit sesa në një muaj më parë, raportoi Zyra Federale e Statistikave të premten e kaluar në bazë të të dhënave paraprake. Sidoqoftë, eksportet ishin ende mbi nivelin e para krizës të shkurtit 2020. “Rritja e çmimeve të mallrave dhe mungesa e kontejnerëve po e bëjnë biznesin ndërkombëtar më të vështirë, duke bërë që çmimet të rriten në qiell për të gjithë lojtarët e tregut,” e përshkruan situatën aktuale Dirk Jandura, president i Shoqatës së Tregtisë së Jashtme Gjermane (BGA).

Në të njëjtën kohë, mungesa e lëndëve të para po shkakton probleme për sipërmarrjet. Federata e Industrive Gjermane (BDI) ka deklaruar: “Problemet në zinxhirët e furnizimit global, kostot e larta të logjistikës dhe mosmarrëveshjet tregtare të pazgjidhura po errësojnë qiellin ekonomik dhe kanë si pasojë një ndikim masiv në eksporte.”

E ashtuquajtura diagnozë e përbashkët e instituteve përgatitet dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë – nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike, Instituti Ifo, Instituti për Ekonominë Botërore, Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle dhe RWI – Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Essen./DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit