19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ukrainasit zbulojnë planin rus: Deri më 6 mars…

Më të lexuarat

Pushtimi i të gjithë Ukrainës do të përfundonte brenda 15 ditëve, nga 20 shkurti deri më 6 mars, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm njoftoi dje se ushtria disponon dokumentet e planit të luftës ruse.

“Pas operacioneve të suksesshme të ushtrisë ukrainase, ushtarët rusë u kapën nga paniku dhe lanë pas disa dokumente sekrete”, thuhet në një deklaratë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Thuhet se “plani i luftës me Ukrainën” është miratuar më 18 janar 2022.

“Okupimi i të gjithë Ukrainës duhej të përfundonte brenda 15 ditëve, nga 20 shkurti deri më 6 mars”, thuhet në dokument.

Lidhur më këtë zhvillim të fundit, presidenti Zelensky tha se “Ne jemi një komb që shkatërruam planet e armikut në një javë. Këtu nuk do të gjejnë paqe, nuk do gjejnë ushqim, nuk do të kenë asnjë moment paqësor këtu”.

Në një fjalim me video drejtuar kombit herët të enjten në mëngjes, ai dha një vlerësim optimist për luftën dhe u bëri thirrje ukrainasve që të vazhdojnë rezistencën. Zelensky, megjithatë, nuk komentoi nëse rusët kishin marrë disa qytete, përfshirë Kherson.

“Nëse kanë shkuar diku, atëherë është vetëm e përkohshme. Ne do t’i dëbojmë ata”, tha presidenti ukrainas.

Zelenski theksoi se luftimet ndikojnë në moralin e ushtarëve rusë, të cilët “hyjnë në dyqane dhe përpiqen të gjejnë diçka për të ngrënë”.

“Këta nuk janë luftëtarë të një superfuqie. Këta janë fëmijë të hutuar që janë shfrytëzuar”, tha presidenti i Ukrainës.

Ai pretendon se numri i rusëve të vdekur ka arritur në gati 9000.

“Ukraina nuk dëshiron të mbulohet nga trupat e ushtarëve. Shkoni në shtëpi”, tha Zelensky. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit