15.7 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Ukraina aktivizon alarmet nga kërcënimi i sulmeve ruse

Më të lexuarat

Shpërthime të shumta u raportuan dje në qytetet ukrainase Odesa, Zhytomyr, Khmelnytsky, Dnipro, Lviv, Ternopil dhe Kiev

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës aktivizoi alarme për shkak të kërcënimit të sulmeve me raketa ruse në të gjithë territorin e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 19 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet e djeshme ruse në përgjigje të një sulmi në urën kritike të Kerçit.

Shpërthime të shumta u raportuan në qytetet ukrainase Odesa, Zhytomyr, Khmelnytsky, Dnipro, Lviv, Ternopil dhe Kiev, një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin akuzoi inteligjencën ukrainase për kryerjen e asaj që ai e quajti një “sulm terrorist” në urën që lidh Rusinë dhe gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Rusia filloi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë në muajin shkurt. Në javët e fundit, forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë, ndërsa Moska thirri më shumë rezervistë dhe aneksoi katër rajone ukrainase në Rusi pas referendumeve “të rreme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit