16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Udhëheja e vendit duhet të rinovohet

Më të lexuarat

Në botën demokratike liderët ndërrohen për të çuar vendin përpara, një gjë e tillë duhet të ndodh edhe në Kosovë.
Udhëheqja e vendit do të duhej të rinovohej, sepse ka mungesë të progresit në ndërtimin e shtetit të lirë dhe demokratik, ka thënë Murat Jashari.

“Udhëheqësit e Kosovës nuk duhet ta bëjnë gabimin e udhëheqësve të Shqipërisë” ka thënë përfaqësuesi i familjes Jashari për emisionin “Press-ing” të KTV-së.
Murat Jashari ka folur edhe për idenë e bashkimit kombëtar, si dhe për çështjen nëse ai do të kandidonte për president të Republikës së Kosovës.
Ai ka shpjeguar kronologjikisht historinë e familjes deri në ditën e rezistencës së Adem dhe Hamëz Jasharit, në mars të vitit 1998 dhe rënies së 20 anëtarëve të familjes, bashkë me dhjetëra bashkëfshatarë dhe mysafirë.
Po ashtu ka folur edhe për rrugëtimin e e tij personal gjatë viteve të luftës për liri dhe pas çlirimit.
Murat jashari ka thënë se sot në Kosovë askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin e luftës./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit