6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Turqia ratifikon marrëveshjen e grantit për projektin e kujdesit shëndetësor për refugjatët

Më të lexuarat

Turqia ka ratifikuar një marrëveshje granti për një projekt të kujdesit shëndetësor për refugjatët, të nënshkruar me Bankën e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB) dhe delegacionin e Bashkimit Evropian (BE) në Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja për projektin u nënshkrua në Ankara më 28 shtator.

Projekti i titulluar “Forcimi i infrastrukturës së kujdesit shëndetësor për të gjithë”, përfshin ndërtimin dhe rinovimin e disa qendrave shëndetësore të emigrantëve, rinovimin e njësive të fizioterapisë dhe rehabilitimit në spitalet publike, si dhe blerjen e pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore.

Data e përfundimit të marrëveshjes është planifikuar deri më 30 maj të vitit 2024 dhe përfshin mbi 79,3 milionë euro.

Turqia është vendi që strehon numrin më të madh të refugjatëve sirianë, duke siguruar mbrojtje për rreth 4 milionë refugjatë që ikën nga Siria. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit