12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Myftiu Tërnava priti në takim U.D. ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha-Bunjaku

Më të lexuarat

Prishtinë, 11 nëntor  2021 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha-Bunjaku, ku temë diskutimi ishte parandalimi i pandemisë globale COVID-19. 

Myftiu Tërnava edhe një herë  shprehu mbështetjen e plotë të institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit. Ai më tej tha se edhe ne si BIK me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në përputhje me masat e reja anti-covid, kemi njoftuar imamët e nëpunësit fetarë për masat e reja të Qeverisë dhe vendimin e Kryesisë se BIK-ut mbi kryerjen e riteve fetare me xhemat në objektet fetare dhe hapësirat përreth tyre bazuar në manualin anti-covid. 

Në anën tjetër, U.D. ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha-Bunjaku, shprehu mirënjohjen për rolin dhe  kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë kohë pandemie, por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe mos të hezitojnë nga vaksinimi. 

Në këtë takim, po ashtu u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve. Theks të veçantë iu kushtua edhe rëndësisë së vaksinimit dhe zbatimit të masave kundër Covid-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit