16.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Turqia paralajmëron Rusinë për pasoja

Më të lexuarat

Turqia ka paralajmëruar Moskën për pasojat pasi thanë që aeroplanët luftarak rus kanë injoruar qindra paralajmërime të radarit për të mos dhunuar hapësirën ajrore Turke.
Pas dy muaj që ushtria Turke kishte rrëzuar aeroplanin Rus për shkak të futjes në territorin e Turqisë, Ankaraja zyrtare njoftoi se ka përsëri provokime të tilla.
Rriten tensionet
Pas rrëzimit të aeroplanit rus nga forcat Turke janë rritur tensionet mes dy vendeve, duke pasur deklarata të ashpra në të dy anët. Turqia është anëtare e NATO-së, kjo edhe ka bërë që Rusia të zmbrapset. Rusia ka bërë qindra sanksione ekonomike Turqisë, ndërsa Turqia ka lidhur aleanca shumë të fuqishme me shtetet e Gjirit, për shpërndarjen të mallrave.
Nëse Rusia vazhdon duke e cenuar hapësirën ajrore të Turqisë, le të bëhet gati për pasoja ka thënë Erdogan./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit