12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Turqia i reagon Francës për Kuranin

Më të lexuarat

Ministri turk për Çështje Evropiane, Omer Celik, ka kritikuar propozimin e 300 personaliteteve prominente franceze për të ndaluar disa verse të Kuranit, të cilat sipas mendimit të tyre, bëjnë thirrje për dhunë dhe anti-semitizëm.

Celik ka thënë se këta intelektualë francezë janë barabarësisht jotolerantë me anëtarët e Shtetit Islamik, të cilët demonstrojnë dhunë duke iu referuar librit të shenjtë, shkruan Periskopi.

Letra e 300 intelektualëve është nënshkruar në muajin prill, dhe mes tyre figuron edhe emri i ish-presidentit francez, Nicolas Sarcozy.

Që prej publikimit të letrës, ndaj tyre është protestuar në mënyra të ndryshme. Nënshkruesit janë quajtur të ulët, racistë, përbuzës, islamofobë, provokatorë, etj.

Letra me titullin “Manifesti kundër antisemitizmit të ri”, është publikuar në edicionin e të përditshmes franceze “Le Parisien”.

Nënshkruesit kanë kërkuar që të ndalohen verset e Kuranit, ku bëhet thirrje për vrasjen e hebrenjve, të krishterëve dhe atyre që nuk besojnë. /Periskopi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit