22.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Turqia, e mobilizuar me gjithë potencialin e saj për zgjidhjen e problemeve të botës islame

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus deklaroi mbrëmjen e së premtes se Turqia ka mobilizuar të gjithë akumulimin dhe potencialin e saj për të zgjidhur problemet e vendeve islame…

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus deklaroi mbrëmjen e së premtes se Turqia ka mobilizuar të gjithë akumulimin dhe potencialin e saj për të zgjidhur problemet e vendeve islame.

Gjatë një fjalimi në Darkën Tradicionale të Iftarit për Ambasadorët e Vendeve Islame, organizuar në Ankara nga Enti i Çështjeve Fetare të Turqisë, Numan Kurtulmus tha se bota islame po kacafytet me pushtimet e huaja, paqëndrueshmërinë ekonomike dhe krizat politike.

“Pjesa dërrmuese e botës islame është duke u përballuar me një kosto të madhe të shkaktuar nga organizatat terroriste, të cilat nuk e kanë burimin te vetë islami, por ushqehen, rritjen dhe mbështeten nga disa fuqi të caktuara”, komentoi ai.

Emri islam – theksoi Kurtulmus – do të thotë paqe, por një sërë qarqesh të errëta po bëjnë të pamundurën për ta ndërlidhur e barazuar atë me fytyrën ndyrë të terrorizmit; ndërkohë që probleme të mëdha në botën islame sjellin edhe fërkimet apo grindjet e brendshme, luftërat civile, vëllavrasja dhe konfliktet ndërsektare apo ndëretnike.

Për zgjidhjen e problemeve në botën islame, sipas tij, të gjithë myslimanët duhet të mblidhen, të bëhen bashkë dhe të rrisin në mënyrë të ndërsjellë solidaritetin dhe shkëmbimin e informacioneve.

Më tej, Numan Kurtulmus vuri në pah se Turqia pozicionohet në qendër të hapësirës gjeografike islame jo vetëm fizikisht, por edhe gjeopolitikisht.

“Turqia është me kuptimin e plotë të fjalës një gur prove ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, botës së krishterë dhe botës myslimane, shteteve të industrializuara dhe vendeve pak të zhvilluara, Veriut të pasur dhe Jugut të varfër. Me këtë pozicion strategjik, Turqia ka mobilizuar të gjithë akumulimin dhe potencialin e saj për të zgjidhur problemet e vendeve islame”, përfundoi zv/kryeministri dhe zëdhënësi i Ankarasë zyrtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit