Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë është vënë në veprim për sulmet ndaj myslimanëve dhe propagandën kundër islamit në vendet e Evropës.
Në këtë kuadër u krijua Komisioni i Ulët i Inspektimit të Islamofobisë në Vendet Perëndimore.
Komisioni do të zhvillojë vizita duke shkuar në vendet ku përjetohen më shumë ngjarje islamofobike si Gjermani, Austri, Francë dhe belgjikë dhe do të studiojnë arsyet përse përjetohen këto ngjarje.
Ky komision planifikon të marrë leje nga vendet në fjalë për të zhvilluar inspektime dhe të bisedojë me ata që kanë qenë viktimë e sulmeve islamofobike.
Komisioni i Ulët i Inspektimit të Islamofobisë në Vendet Perëndimore do të marrë në shqyrtim në të gjitha dimensionet sulmet e kryera ndaj myslimanëve duke filluar nga ofendimet ndaj tyre, veprimtaritë e dhunshme, nga diskriminimi në jetën e punës tek diskriminimi i simboleve si shamia e kokës edhe mbulesa, nga kufizimet në lirinë e besimit deri tel sulmet ndaj xhamive.
Në vendet perëndimore deri në vitin 2016 janë përjetuar mbi 2800 sulme islamofobike.
Kurse vitin e kaluar kjo shifër ishte mbi 3000.
Kryetari i Komisionit të Inspektimit të të Drejtave të Njeriut pranë Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Imer Serdar tha se gjatë 10-15 viteve të fundit në Evropë është përjetuar një rritje shqetësuese e islamofobisë dhe sipas raporteve të institucioneve ndërkombëtare dhe vendeve, të drejtat e njeriut janë duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë.
“Ne jemi të detyruar të ndryshojmë perceptimin e gabuar që përvetëson islamin me terrorin” tha Serdar.
Duke rikujtuar se foshnja e parë që lindi në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë i përkiste një familjeje turke, Serdar tha: “Foshnja sapo lindi u bë objektivë e racistëve në median sociale. Në median sociale zunë vend postime raciste dhe me urrejtje për foshnjën e sapolindur. Gjendja është në një dimension kaq të frikshëm”.
