12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Turqia dërgon ndihmë në Bangladesh pas zjarrit në Cox’s Bazar

Më të lexuarat

Një aeroplan ushtarak turk i ngarkesave me furnizime spitalore dhe një spital fushor u nis për në Bangladesh sot herët pas zjarrit vdekjeprurës të 22 marsit në Cox’s Bazar ku strehohen mijëra refugjatë Rohingya, raporton Anadolu Agency (AA).

Me udhëzimet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë (AFAD) dhe Ministria e Shëndetësisë së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Urbanizimit filluan punimet për të ofruar ndihmë në rajon.

Një spital i ri fushor, i përgatitur për ta ndihmuar spitalin e dëmtuar turk fushor që të bëhet përsëri funksional, u ngarkua në një aeroplan ushtarak ngarkesash të tipit 400M në Aeroportin Ushtarak Etimesgut në kryeqytetin Ankara.

Gjithsej 22 pjesëtarë të personelit nga Ministria turke e Shëndetësisë, AFAD dhe Administrata Turke e Strehimit dhe Zhvillimit gjithashtu u nisën për në Bangladesh.

Spitali turk fushor ishte një nga qendrat më të mëdha të kujdesit shëndetësor në kampin e refugjatëve që thuhet të jetë më i madhi në botë. Ai strehon më shumë se 750.000 refugjatë Rohingya të cilët ikën nga dhuna dhe persekutimi në Mianmar në gusht të vitit 2017.

OKB-ja ka konfirmuar se të paktën 15 njerëz kanë humbur jetën, 560 janë lënduar dhe 400 ende janë të zhdukur, ndërsa të paktën 10.000 strehimore janë shkatërruar si pasojë e zjarrit.

Ndër të tjera, agjencitë humanitare turke gjithashtu kanë mobilizuar burimet e tyre për t’iu përgjigjur emergjencës.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit