6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Turqi, shtetasi gjerman në Bursa ndikohet nga muaji i Ramazanit dhe pranon Islamin

Më të lexuarat

Shtetasi gjerman Hans Jürgen Helmut Willing që jeton në rajonin Mudanya në qytetin Bursa të Turqisë pranoi Islamin me një ceremoni të zhvilluar nga Muftinia e rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hans Jürgen Helmut Willing, prej rreth një viti jeton në lagjen Halitpaşa dhe ai vendosi të bëhet musliman duke bërë kërkime rreth fesë Islame pasi u ndikua nga muaji i Ramazanit.

Muftinia e rajonit Mudanya për Willing zhvilloi një ceremoni pranimi duke marrë masat e koronavirusit të ri (COVID-19).

Muftiu i rajonit Mudanya, Ertuğran Mehmet Soylu në ceremoni dha informacione për parimet themelore të fesë Islame dhe përgëzoi Willingun i cili pasi u ndikua nga muaji i Ramazanit, filloi të hulumtojë rreth Islamit, i cili më pas vendosi të bëhet musliman.

Soylu, i dhuroi Willingut i cili shqiptoi shehadetin dhe i cili mori emrin “Jusuf”, një Kuran me përkthim në gjuhën gjermane si dhe libra të ndryshëm të publikuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare (Diyanet).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit