8.2 C
Pristina
Friday, October 22, 2021

Turqi, shtetasi gjerman Dennis Patrick pranoi Islamin

Më të lexuarat

Shtetasi gjerman, 38-vjeçari Dennis Patrick pranoi fenë islame dhe vendosi emrin Deniz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Myftinia e qytetit Kayseri në Turqi thuhet se zv.myftiu i qytetit Mehmet İzci organizoi një ceremoni konvertimi në myftini.

Pas informacioneve që İzci i dha lidhur me parimet themelore të Islamit, Patrick shqiptoi shehadetin dhe u bë musliman.

Duke vendosur emrin Deniz, shtetasi gjerman Patrick tha: “Unë pashë jetën e miqve të mi muslimanë në Gjermani dhe vendosa të bëhem musliman pasi u ndikova prej tyre”.

İzci, i dhuroi Deniz Patrick, dokumentin e konvertimit, një Kuran me përkthim në gjuhën gjermane si dhe libra që shpjegojnë fenë islame.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit