17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Turqi, në një jahtë që fundosej shpëtohen 113 sirianë

Më të lexuarat

Në jahtën e gjatë 20 metra ndodheshin 113 refugjatë sirianë, në mesin e të cilëve edhe 34 fëmijë

MUGLA (AA) – Në rajonin e Seydikemerit në Mugla të Turqisë, pjesëtarët e Rojes bregdetare shpëtuan 113 refugjatë sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet erdhën në ndihmë pas lajmërimit se në një jahtë me motor po fundoset në ujë, ndërsa në të ndodheshin mbi 100 persona.

Në jahtën e gjatë 20 metra gjendeshin 113 refugjatë sirianë, në mesin e të cilëve edhe 34 fëmijë.

Për shkak të stërngarkesës në jahtë filloi të hyjë uji. Me intervenimin e shpejtë të Rojes bregdetare u shpëtuan të gjithë personat që ishin në jahtë.

Në rrjedhë është kërkimi për kapitenin e jahtës i cili është në arrati pasi e vërejti se do të vjen deri tek fundosja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit