6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqi, dorëzohet një tjetër pjesëtar i organizatës terroriste PKK

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se edhe një pjesëtar i organizatës terroriste PKK u është dorëzuar forcave të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një njoftim thuhet se pjesëtari i organizatës terroriste PKK, pas arratisjes nga organizata, iu dorëzua forcave turke të sigurisë duke u bindur nga shërbimi i njësisë policore dhe xhandarmërisë.

Është konfirmuar se pjesëtari iu bashkua organizatës në vitin 2015 dhe ka qenë i angazhuar në Irak dhe në Siri.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme theksohet se numri i pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK që gjatë këtij viti u dorëzuan duke u bindur arriti në 36.

Në fushatën e saj mbi 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit