10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Turqi, ditët e vështira të dimrit për refugjatët sirianë pranë Shanliurfas

Më të lexuarat

Refugjatët sirianë të cilët u larguan nga vendlindjet e tyre gjetën strehim të përkohshëm nga tmerret e luftës në Turqinë fqinje, por gjatë këtyre ditëve ballafaqohen me luftën për mbijetesë në kushtet e vështira të dimrit dhe varfërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetë familje siriane që jetojnë në Akcakali në afërsi të Shanliurfas, kanë ndërtuar tende të improvizuara ku do të kalojnë tërë dimrin. 52 prej tyre jetojnë pa ujë dhe energji elektrike. Ujin e kërkojnë në puset në fushat e afërta, ndërsa ushqehen me ndihmë të njerëzve zemërgjerë të cilët u japin ushqim dhe pak të holla për të mbijetuar për disa ditë. Fëmijët e tyre jo rrallë mund të shihen në rroba të papërshtatshme duke luajtur në rrugë.

Hidir Jemo thotë se kanë nevojë për ushqim, ngrohje, batanije dhe veshmbathje. “Veçanërisht është e vështirë periudhë e dimrit për shkak të fëmijëve. Nuk kemi as ngrohëse, as drurët për ngrohje. Fëmijët ecin zbathur nëpër rrugë dhe ne nuk kemi mundësi të ju ofrojmë asgjë. Ndoshta do të ishte më mirë nëse do të kishim pasur mundësi të punojmë, por nuk ka as punë. Nuk e di se çfarë do të bëjmë. Presim ndihmë nga qytetarët”, ka thënë Jemo.

Fatma Abdullah me tre fëmijë jeton në një dhomë pa derë. “Nuk kemi rroba, as ushqim as ngrohje. Frikësohem se fëmijët do të sëmurën”, ka deklaruar Fatima. Të dy kanë apeluar për ndihmë të sirianëve të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të luftës që në atë vend zgjatë tashmë prej tri vitesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit