11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Trump thotë “vendime të rëndësishme” po vijnë për Sirinë brenda 24-48 orëve

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se vendime të rëndësishme priten të merren për në Siri, pasi sipas tij Damasku zyrtar ka për të paguar një çmim të madh pasi sulmeve me armë kimike, ku mbetën shumë civil të vrarë.

Në hapjen e fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka ngritur shqetësimin e tij duke thënë se ishte një sulm rrëqethës ndaj të pafajshëmeve në Douma.

Ata janë sulmuar përmes gazit kimik që la shumë të vdekur e disa në gjendje të rëndë.

“Kjo është për njerëzimin – nuk mund ta lejojmë të ndodh” u shpreh Trump, duke thënë se vendimi për këtë çështje do të merret brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Ai i ka thënë Presidentit të Sirisë, Bashar al Assadit se ai është një kafshë që vret njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë.

Trump ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Twitter, por pritet se çfarë do të ndodh në Siri. A do ta merr vendimin historik Trump, që plagën e Sirisë që rrjedh gjakë qe gati 8 vite ta ndal? Apo kjo do të jetë një retorikë që do të harrohet!/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit