14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

“TRT World do të mund të ndiqet në çdo vend të botës”

Më të lexuarat

“Qëllimi themelor i TRT World është që përmes një gjuhe të veçante dhe njerëzore, të shpalosë fytyrën e ngjarjeve që asnjëherë nuk shpaloset, pra, të transmetojë deri te opinioni global zërin e të persekutuarve”

ANKARA (AA) – Ndihmës drejtori i radio-televizionit publik të Turqisë TRT, Ibrahim Eren, thotë se “Transmetimi i TRT World deri në fund të vitit, do të shpërndahet jo vetëm përmes satelitit, por edhe në platforma. Shpërndarja duhet bërë në mënyra të ndryshme, varësisht prej shteteve. Për këtë qëllim, ne kemi krijuar ekip. Kjo ne na jep shpejtësi veprimi dhe na mundëson përfitime.”

Eren, duke folur për Anadolu Agency (AA), njoftoi për punimet dhe projektet e TRT-së për vitin 2017. Ai tregon se ajo për të cilën kanali është fokusuar më së shumti është shpërndarja e transmetimit në nivel ndërkombëtar, duke shtuar se janë duke bërë bashkëpunim të mirë me Turksat (Kompania Turke e Komunikimeve Satelitore dhe Kanaleve Kabllovike).

Eren thotë se nga Turksat kanë kërkuar që TRT World të distribuohet me të gjithë satelitët botërorë me të cilët ka lidhje dhe te të gjithë operatorët. Sipas tij, në kuadër të bashkëpunimit, TRT World mund të shikohet në 190 shtete nga 11 satelitë.

Duke rikujtuar se kanali me më shumë qasje në botë është BBC, Eren tërhoqi vëmendjen se edhe TRT World do të mund të shikohet nga çdo vend i botës.

“Shpërndarja do të rritet deri në fund të vitit”

Ibrahim Eren thekson se aktivitetet për shpërndarjen e transmetimit në çdo vend të botës kanë filluar rishtazi dhe se shpërndarja është punë me kosto të lartë. Ai njofton se janë duke punuar që shpërndarja të bëhet duke mbajtur nivel të caktuar të kostos pa mos ngelur prapa konkurrentëve dhe se shpërndarja do të rritet deri në fund të vitit.

“Transmetimi i TRT World deri në fund të vitit, do të shpërndahet jo vetëm përmes satelitit, por edhe në platforma. Shpërndarja duhet bërë në mënyra të ndryshe, varësisht prej shteteve. Për këtë qëllim, ne kemi krijuar ekip. Kjo ne na jep shpejtësi veprimi dhe na mundëson përfitime”, shprehet Eren, duke shtuar se ngjyra, identiteti, puna dhe mënyra e rrëfimit e kanalit janë sipas standardeve të kanaleve ndërkombëtare të lajmeve.

Duke folur për shtetet në të cilat transmetohet kanali, ai tha se synojnë shtetet në të cilat flitet gjuha angleze, duke i dhënë prioritet Evropës, Azisë, Afrikës dhe posaçërisht vendeve me të cilat Turqia ka marrëdhënie në aspektin kulturor.

“Shpërndarja dhe strukturimi do të përfundojnë deri në fund të vitit 2017”

Ndërkaq, drejtori i departamentit të lajmeve në TRT World, Fatih Er, në lidhje me synimet për vitin 2017, thotë se “Për këtë vit, ne i japim rëndësi shpërndarjes. Nga fillimi i vitit, ne filluam të transmetojmë edhe përmes kabllosë edhe përmes satelitit në një pjesë të Evropës. Duke filluar nga pjesa e dytë e vitit 2017, do të fillojmë të transmetojmë në pjesën e ngelur e Evropës dhe në Azinë e largët. Brenda këtij viti, posaçërisht dëshirojmë të përfundojmë strukturimin tonë në Londër, Washington dhe Singapor. Shpërndarja dhe strukturimi do të përfundojnë deri në fund të vitit 2017.”

Er më tej shton se aktualisht kanë transmetime në Evropë, Afrikë, Azinë e afërt dhe Amerikë dhe se në saje të këtij suksesi të shpejtë, TRT World ka filluar të futet ndër pesë vendet e para në radhitjen e televizioneve ndërkombëtare.

Duke ritheksuar se ky është sukses i madh meqë ka ndodhur në kohë të shkurtër, Fatih Er vë në pah: “Në të njëjtën kohë bëhet fjalë për një mungesë në treg, sepse lajmet gjithnjë dalin nga qendra e njëjtë. TRT World, si një zë pak më alternativ, ka filluar që me intensitet ta transmetojë zërin e këtij rajoni. Kemi bërë punë të mira në Siri, Mosul dhe Afrikë. Punë të mira kemi bërë edhe në Palestinë-Jerusalem dhe në Ballkan dhe kemi filluar t’u prezantojmë një agjendë më ndryshe shikuesve nëpër botë. Nga rajoni kemi filluar të japim lajme më ndryshe nga ajo që njerëzit janë mësuar.”

Sipas Er, fakti që bastisja e parë gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik u bë ndaj TRT World, tregon se sa i rëndësishëm është kanali. Ai shprehet se puçistët kanë kryer sulmin e parë aty për arsye se kanë menduar se puçin do ta realizojnë duke mbyllur një zë ndërkombëtar.

“Misioni ynë themelor është ta transmetojmë zërin e të persekutuarve”

Ndërkohë, drejtori i transmetimeve në TRT World, Resul Serdar Ataş, thotë se TRT World aktualisht ka katër qendra të transmetimit dhe në të njëjtën kohë ka zyra në dhjetëra kryeqytete. Ai njofton se që nga muaji prill do të jenë në transmetim në të gjitha platformat në aspektin global.

“Për vitin 2017, synimi ynë themelor është të arrijmë intensitetin e transmetimit dhe fuqinë editoriale të tre kanaleve tona të para që bëjnë transmetim në aspektin global, teksa për vitin 2018 dhe më pas synojmë të jemi të dalluar dhe të tejkalojmë në aspektin e suksesit. Aktualisht, ekzistojnë kanale të caktuara që dominojnë në treg, siç janë CNN, BBC dhe Al Jazeera. Në fund të fundit, ky është një treg dhe ne duhet të ndjekim, dhe në fakt jemi duke e ndjekur, se kush dhe cili aktor po lëviz në treg. Qëllimi themelor i TRT World këtu, është që përmes një gjuhe të veçante dhe njerëzore, të shpalosë fytyrën e ngjarjeve që asnjëherë nuk shpaloset, pra, të transmetojë deri te opinioni global zërin e të persekutuarve”, shprehet Ataş, duke shtuar se kjo paraqet misionin e tyre themelor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit