21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Trondit studimi, faqet e internetit gjurmojnë çdo lëvizje

Më të lexuarat

Disa nga faqet më popullore në internet gjurmojnë çdo lëvizje tuajën, është zbulimi tronditës i një studimi të ri.

Qindra faqe, përfshirë ato të Microsoft, përdorin kode sekrete të quajtura skripte të “riprodhimit të sesionit”, për të monitoruar aktivitetin tuaj online.

Lloje të fshehura të dhënash përdoren për të regjistruar gjithçka që ju bëni teksa vizitoni një faqe, përfshirë dhe atë që shkruani duke lëvizur mausin, transmeton tch.

Por kjo mund të përdoret nga palë të treta për të gjetur gjithçka që nga detajet e kartave të kreditit, tek ankesat mjekësore duke vënë në rrezik vjedhjen e identitetit dhe mashtrimet online. Këto gjetje janë pjesë e Princeton University’s Web Transparency and Accountability Project, e cila monitoron faqet e internetit dhe shërbimet për të gjetur çfarë mbledhin kompanitë nga të dhënat e përdoruesve, si i mbledhin dhe çfarë bëjnë me to.

Rezultati? 482 nga 50 mijë faqet kryesore për nga numri i vizitorëve përdorin skriptin e “riprodhimit të sesionit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit