12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Tri mënyra të thjeshta për të eliminuar erën e pakëndshme të këpucëve

Më të lexuarat

Era e pakëndshme e këpucëve është diçka vërtet e tmerrshme që bezdis këdo. Shumë faktorë mund ta shkaktojnë erën e pakëndshme të këpucëve, një ndër to është lagështira apo prania e baktereve në çdo ambient.

Për ta pasur gjithmonë nën kontroll këtë situatë, mjafton të ndjekësh tre hapa fare të thjeshtë dhe pa shpenzime:

 
Sodë buke – Ke dëgjuar për mbajtjen e sodës në frigorifer apo jo? Është pothuaj e njëjta gjë edhe për këpucët. Spërkati këpucët me pak sodë buke dhe lëri ashtu gjatë gjithë natës. Para se t’i veshësh në mëngjes, pastroji nga soda.

Mbeturina prej letre – Zakonisht janë materiale që përdoren për të bllokuar hapësirat e dyerve, por pse të mos i përdorësh edhe për këpucët? Një sasi letrash të bëra shuk vendosi në këpucë gjatë natës. Ato do të thithin të gjithë lagështirën dhe do ta largojnë erën e keqe të këpucëve.

Në akull – Futi këpucët në një qese të erret dhe futi në frigorifer. Temperaturat e ulëta do të vrasin të gjitha bakteret, kështu që frigoriferi është mënyra më e mirë për të larguar erën e keqe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit