9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

TREGIMI PËR KATËR GRATË!!

Më të lexuarat

Ishte një mbret në të kaluarën që i kishte katër gra!! Gruan e katërt e donte tepër, derisa çmendej pas saj dhe e vepronte çdo gjë që ishte në dorën e tij që ta kënaq atë. Edhe të tretën e donte gjithashtu, mirëpo, e ndjente se ajo dëshiron të largohet nga ai për hir të një burrit tjetër!

E dyta, ishte ajo që mbreti mbështetej tek ajo gjatë vështirësive, dhe çdoherë e dëgjonte dhe i jepte krah kur i ngushtohej atij gjoksi! Kurse të parën, e neglizhonte dhe nuk përkujdesej për të, dhe nuk ia jepte të drejtat e saj, edhe pse ajo e donte shumë, dhe kishte rol të madh në përkujdesjen e mbretërisë së tij!!

Një ditë prej ditëve, mbreti u sëmur, dhe e ndjeu se afër është exheli i tij,  dhe mendoi dhe tha: Unë i kam katër gra dhe nuk dua të shkoj i vetëm në varr!

E pyeti gruan e katërt: Te dashurova më shumë se gjitha gratë e tjera dhe j’u përgjigja të gjitha nevojave dhe kërkesave tua! A je kënaqur të vish me mua dhe të më shoqërosh në varrim tim?!

U përgjigj: E pamundur! Dhe iku shpejt pa mos e shfaq asnjë ndjenjë për mbretin!

E thirri gruan e tretë dhe i tha: Të dashurova tanë jetën time, a je gati të më shoqërosh në varr?!

U përgjigj: Me siguri se jo! Jeta është e bukur dhe pasi të vdesësh do të martohem me tjetër!!

E thirri gruan e dytë dhe i tha: Gjithë mbështetesha në ty gjatë vështirësive. Pasi që flijoheshe për mua dhe më ndihmoje, a do të më shoqërosh në varrin tim?!

U përgjigj: Më vjen keq, nuk mundem t’i përgjigjem kërkesës tënde, mirëpo, ajo që më së shumti mundem ta bëj për ty është të përcjelli deri tek varri yt!

Mbreti u mërzit tepër për refuzimin e grave të veta! Në ato momente i erdhi një zë nga larg duke i thënë.. unë do të shoqëroj në varr, unë do të jem kudo që shkon! Mbreti e kthehu kokën, kur ajo ishte gruaja e parë e tij. Ishte në gjendje të vështirë, e dobët, e lodhur, e sëmurë për shkak neglizhimit të burrit të saj. Mbreti u pendua për përkujdesjen e keqe ndaj saj dhe tha: Duhej që të përkujdesem për ty më tepër se sa tjerat, dhe nëse kisha pasur mundësi të kthehem edhe një herë më herët, ti do të ishe ajo që do të përkujdesesha më shumë nga katër gratë!

Kush ishin katër gratë e mbretit?!

Gruaja e katërt: Trupi; sado që përkujdesemi për trupat tanë dhe i plotësojmë epshet tona, trupat do të na lënë shumë shpejt gjatë vdekjes!

Gruaja e tretë: Pasuria; gjatë vdekjes do të na len dhe do të shkon tek të tjerët!

Gruaja e dytë: Familja dhe shokët; sado që ata flijohen për ne gjatë jetës, nuk shpresojmë prej tyre më tepër se sa të na përcjellin deri te varri!

Gruaja e parë: Vepra e mirë; ajo do të jetë që do ta na përcjell deri në varr, dhe do të jetë me ne në varr, ku do të na shoqëron në të!

Në fakt të gjithë ne i kemi nga katër gra!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit