12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Tre milionë bullgarë e rumunë emigruan në vende tjera të BE-së

Më të lexuarat

Europa Perëndimore po ndjehet për çdo ditë e mbipopulluar nga të rinjtë ballkanas.

Strehimoret e improvizuara nën ura dhe geto-lagjet e metropoleve evropiane, kampet e refugjatëve janë përplot të rinj bullgar, rumunë, romë, por edhe shtetas të vendeve tjera të rajonit të Ballkanit.

Eurobarometri, në sondazhin e fundit, jep shifra alarmante të “eksodit modern” të të rinjve nga Evropa Juglindore. Edhe sondazhet vendore pasqyrojnë një ndjenjë të tillë, ku çdo i ri synon të ikë dhe të krijojë një jetë më të mirë diku në botën e Perëndimit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Deri në fillim të vitit 2012, gjithsej tre milionë bullgarë dhe rumunë janë shpërngulur në tjetër shtet të BE-së, thuhet në të dhënat e KE-së që do të publikohen nesër.

Komisioni thekson se pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në BE, në vitin 2007, numri i qytetarëve nga të dy shtetet që janë shpërngulur në një tjetër vend të BE-së është rritur shumë, dhe në fillim ai ka qenë 1.4 milion njerëz.

Gjithsej 85 për qind e emigrantëve rumunë dhe bullgarë kanë qenë të moshës prej 15-64 vjet.
Ata kryesisht orientohen drejtë Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Spanjës, Austrisë dhe Hungarisë.
Procesi i liberalizimit të vizave është një tregues se edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor duan të ikin drejt vendeve të BE dhe kjo e fundit u detyrua të nxjerrë dhëmbët dhe të paralajmërojë mekanizma sanksionues.

Nga Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria është evidente ikja e heshtur e rinisë, por edhe e familjeve drejt vendeve të BE-së, duke u pajtuar edhe me një status të paqartë qëndrimi, vetëm e vetëm për të mos u kthyer në vendlindjet e tyre.

Numri i popullsisë në Serbi shënoi rënie prej 5 për qind, në Maqedoni u ndërpre regjistrimi i popullsisë për faktin se shifrat ishin shqetësuese, ndërsa në Kosovë askush nuk besonte se jetojnë më pak se 2 milionë banorë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit