22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

TIKA vazhdon të shpërndajë ndihma për muslimanët Rohingya

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) vazhdon të sigurojë ndihmë humanitare për refugjatët muslimanë Rohingya në Bangladesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, TIKA tha se në bashkëpunim me Kazakistanin paketat e ndihmës, përfshirë produktet e kujdesit personal dhe produktet ushqimore, janë shpërndarë për 2 mijë familje Rohingya.

Në deklaratë poashtu theksohet se TIKA po planifikon të shpërndajë ndihma për 20 mijë familje gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit.

Populli Rohingya, nga OKB-ja i përshkruar si njerëzit më të përndjekur në botë, është përballur me frikën e rritjes së sulmeve, pasi dhjetëra u vranë gjatë dhunën në vitin 2012.

Që nga 25 gushti i vitit 2017, sipas OKB-së, rreth 750 mijë refugjatë, kryesisht fëmijë dhe gra, u larguan nga Mianmari kur forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman.

Sipas medias lokale, të paktën 6 mijë muslimanë Rohingya kanë jetuar në tokën e askujt, një rrip i vogël tokash përgjatë kufirit midis Bangladeshit dhe Mianmarit.

Sipas Mjekëve pa Kufij, të paktën 9 mijë muslimanë Rohingya u vranë në shtetin Rakhine nga 25 gushti deri më 24 shtator.

Në një raport të botuar më 12 dhjetor, organizata humanitare globale tha se vdekja e 71,7 për qind ose 6.700 muslimanëve Rohingya u shkaktua nga dhuna. Ato vdekje përfshijnë 730 fëmijë nën moshën 5 vjeçare.

OKB poashtu ka dokumentuar përdhunimet në masë, vrasjet, përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga personeli i sigurisë. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të përbërëjnë krim kundër njerëzimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit