14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Thuaj: O Zoti im! Më shpjer në një hyrje të sinqertë, (në Medinë)! Më nxirr nga një dalje e sinqertë (prej Mekes) dhe më dhuro nga ana Jote fuqi që do të më ndihmojë!” ( Surja, el-Isra,80)

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë: 

وَقُل رَّبِّ أَدْخِلْنِي مُدْخَلَ صِدْقٍ وَأَخْرِجْنِي مُخْرَجَ صِدْقٍ وَاجْعَل لِّي مِن لَّدُنكَ سُلْطَانًا نَّصِيرًا

“Thuaj: O Zoti im! Më shpjer në një hyrje të sinqertë, (në Medinë)! Më nxirr nga një dalje e sinqertë (prej Mekes) dhe më dhuro nga ana Jote fuqi që do të më ndihmojë!” ( Surja, el-Isra,80)

Që do të thotë:
Të gjitha hyrjet dhe daljet e mija bëji të mira, të sinqerta!
Bëji ato në emër të bindjes ndaj Teje dhe për kënaqësinë Tënde!
Bëji ato të kryhen me sinqeritet, vetëm për kënaqësinë Tënde dhe sipas porosive  e ligjeve të Tua!
.”.. Dhe më dhuro nga ana Jote fuqi ndihmuese.”
Pra, më jep argument të qartë e të dukshëm!
Më jep fakte të prera në të gjitha çështjet me të cilat përballem.
Kjo ështe gjendja më e mire që mund të arrijë robi në lidhjen e tij me Zoti .
Kjo është ajo gjendja kur të gjitha veprat e fjalët e tij  janë mirësi dhe afruese tek Allahu i Madhëruar.
Në këtë gjendje, në çdo çast robi do të jet i mbështetur nga Zoti i tij me argument të qartë e të pakundershtueshëm për të vërtetën qe ai mëton.
Sigurisht, kjo gjendje kërkon: së pari, që njeriu duhet të jet i pajisur me dije te dobishme dhe të jetojë sipas kësaj diturie: së dyti, që njeriu duhet të ketë dituri të hollësishme rreth çështjeve te fesë dhe rreth argumenteve të shpalljes.
Tefsiri Sa’adij

/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit