16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Thirrje vetes time edhe të gjithëve, hoxhallarë e xhematë – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Pejgamberi, ﷺ, edhe pse ishte i zgjedhur nga Allahu, e kishte aftësi psiko-fizike të mëdha dhe të veçanta, ai përsëri kishte nevojë të konsultohet me shokët e tij dhe të shërbehet me ndihmën e tyre.
Sot disa hoxhallarë, leje që s’bashkëpunojnë me xhematë, por ata nuk bashkëpunojnë as me hoxhallarët tjerë. Në përjashtim të disa tubimeve dekorative dhe manifestimeve folklorike, mungon shumë bashkëpunimi esencial apo ai për projekte të caktuara në interes të Islamit dhe Vatanit.
Edhe po të ishte vetem kështu gjendja, do ishte mjaftë e mjerueshme, por nëse ja shtojmë kësaj edhe faktin se ai hoxhë, i cili nuk e nxit dhe nuk e udhëheqë ndërtimin e infrastrukturës për bashkëpunim të përgjithshëm të hoxhallarëve ose së paku për disa projekte të caktuara, ai shpesh herë di të bëhet pengesë e disa nismave të xhematit, duke i sabotuar ato, ose duke u dhënë aq vërejtje që ata te demotivohen, ose duke thirrë lobi grupin e vet në bojkot të atyre projekteve.
Thirrje vetes time edhe të gjithëve, hoxhallarë e xhematë, nëse s’mundesh ta bësh një të mirë, nëse s’mundesh ta ndihmosh një projekt, së paku gëzoju atij projekti dhe atij suksesi, sepse edhe vetëm me gëzimin tënd për tjetrin, bëhesh ortak me te në shpërblimin që e sjell realizimi i atij projektit.
Allahu na faltë dhe na udhëzoftë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit