20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Thënie mbi dashurinë

Më të lexuarat

Një njeri i mërzitur nga prania e dikujt që ai e urren, është si njeriu i mërzitur nga mungesa e dikujt që ai e dashuron.

Kur një dashurues lutet që të harrojë, atëherë përgjigjja e kësaj lutjeje është e sigurt dhe kërkesa e garantuar se do të plotësohet.

Mjaftohu me ata që ke rreth vetes, në mënyrë që të mjaftohen me ty ata që të rrethojnë.

Në një dashuri, i palumtur është ai që i ka rënë për pjesë të dojë dikë që ka mundësi ti vërë dry zemrës, ndonëse ata mund ta takojnë njëri-tjetrin pa marrë mbi vete zemërimin e Allahut apo kritikat e njerëzve. Kjo situatë rregullohet, kur dy të dashurit të bien dakord në dashurinë për njëri-tjetrin. Pastaj dashuria çlirohet, kur ata të dy nuk ndiejnë mërzi, sepse ajo është një ndjenjë e keqe, që i jep shkas urretjes. Dhe dashuria plotësohet vetëm nëse fati i lë rehat të dashuruarit tek gëzojnë njëri-tjetrin. Po ku mund të ndodhë kjo, përveçse në Parajsë?! Vetëm atje dashuria e përkryer është tërësisht e garantuar, sepse ajo është shtëpia e qetësisë së përjetshme. Përndryshe, sikur dashuria e plotë të ndodhte në këtë botë, ajo do të ishte e pambrojtur nga fatkeqësitë, dhe jeta do të ndërpritej pa arritur të shijohej ndonjëherë kënaqësia e plotë.

Kur shuhet xhelozia, shuhet edhe dashuria. Xhelozia është një ndjenjë e virtytshme, e përbërë nga guximi dhe drejtësia. Kështu, kush është i drejtë, e urren që të shkelë në ‘’territorin’’ e shenjtë të të tjerëve dhe që të tjerët të shkelin në ‘’territorin’’ e shenjët të tij. Dhe kush është trim për nga natyra, ka shpirt dinjitoz, që ia neverit padrejtësinë.

Dikush që e kam shoqëruar për një kohë të gjatë, më ka treguar për veten se asnjëherë nuk e kishte njohur dashurinë, derisa kishte rënë në dashuri. Atëherë kishte ndier xhelozi. Ky njeri kishte një natyrë të prishur dhe një karakter të keq, porse ishte njeri mendjemprehtë dhe bujar.

Fazat e zhvillimit të dashurisë janë pesë:

– Faza e parë është që dikush të të duket i bukur, d.m.th. të të duket e bukur pamja e tij, kur ta shohësh, ose të të duken të bukura sjelljet e tij. Kjo është pjesë e miqësimit.

– Faza e dytë është admirimi, d.m.th. dëshira për të parë dhe për të qëndruar pranë atij që të pëlqen.

– Faza e tretë është familjariteti, që do të thotë: të ndiesh mungesën e tij kur është larg teje.

– Faza e katërt është pushtimi i ndjenjave, që do të thotë: mendimi yt të jetë tërësisht i kapluar nga personi që dashuron. Ky lloj njihet në artin e dashurisë me emrin ashk – dashuri skllavëruese.

– Faza e fundit është pasioni i zjarrtë, që do të thotë: të mos flesh, të mos hash dhe të mos pish, përveçse pak. Ndoshta kjo mund të të shpjerë deri në përçartje ose vdekje. Përtej kësaj nuk ka më gradë ku mund të ndalojë dashuria.

Mendoja se pasioni ndodhte më shpesh për gratë e lëvizshme dhe të mprehta, por pas një vëzhgimi, vura re se pasioni për gratë e qeta e të palëvizshme ishte më i shpeshtë, nëse palëvizshmëria e tyre nuk është pasojë e trashësis së tyre mendore.

Marë nga libri: El-Akhlan we el-sijar
Autori: Ibn Hazem el Andaluzi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit