12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Terroristët mbajnë pushtetin në Izrael -Thotë Ish drejtori i ShinBet-it Amy Ayalon

Më të lexuarat

Terroristët mbajnë pushtetin në Izrael
Konstatim, të cilin e thotë Ish drejtori i ShinBet-it Amy Ayalon. Krahasoni këtë me vlerësimin që i japin këtij shtetit disa palaço gazetarë shtetit izraelit kur thojnë për te se është “demokracia” e vetem në lindjen e mesme.
Në vijim keni pjesë nga kjo intervistë me këtë personalitet me shumë merita për shtetin izraelit nga kanali televiziv prestigjioz Al-Jazeera.
Ish drejtori i ShinBet-it Amy Ayalon, i lindur më 27 Qershor të vitit 1945 në një intervistë eskluzive për kanalin satelitor Al-Jazeera jep konstatimin e tij për këtë që ndodh në Gazza.
Gazetari: si ish kryetari ShinBetit, a mund të përshkruani realitetin në të cilin jetojnë palestinezët?
Ish drejtori i ShinBet-it Amy Ayalon përgjigjet: ata ëndërronë lirinë dhe nuk e arrijnë atë. E pëlqyem ose jo, ne kemi pushtet mbi jetën e miliona.
Gazetari: Sikur të ishe palestinez edhe të jetoje në Bregun Perëndimor apo në Gazza, cili do ishte mendimi yt për Izraelin?
Ish drejtori i ShinBet-it Amy Ayalon përgjigjet: do luftoja kundër Izraelit për të fituar lirinë time.
Gazetari: si do luftoje, deri në ç’nivel do shkonit?
Ish drejtori i ShinBet-it Amy Ayalon përgjigjet: do bëja çdo gjë, krejt çka kam mundësi, për të fituar lirinë time. Asgjë më pak.
Gazetari: sa kanë pushtet Itamar Ben Gviri edhe Bezalel Smotrich në këtë qeveri dhe cili është mendimi yt për këta dy?
Ish drejtori i ShinBet-it Amy Ayalon përgjigjet: ata dy janë terroristë dhe antarë të një lëvizje hebreje mesiane (sionizëm religjioz). Ata paraqesin një pakicë ekstreme në shoqërinë izraelite por gëzojnë pushtet për shkak të sistemit të koalicionimit.
Gazetari: dua të vërtetohem për një gjë, ju e quajtët ministrin e sigurisë nacionale Ben Gvirin dhe ministrin për financa Smotrichin terroristë?
Ish drejtori i ShinBet-it Amy Ayalon përgjigjet: po, sigurisht. Ata janë të tillë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit