16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tërmeti në Afganistan, sa do jetë ndihma e SHBA për vendin nën talebanë?

Më të lexuarat

Tragjedia tjetër pas varfërisë dhe plagëve të luftës

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë rreth 55 milionë dollarë ndihmë për të prekurit nga tërmeti i javës së kaluar në Afganistanin lindor, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ndihma shtesë emergjente humanitare do të kalojë përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, tha diplomati i lartë, duke shtuar se ndihma totale humanitare amerikane është rritur në 774 milionë dollarë në vitin e fundit.

“Kjo ndihmë shtesë për fatkeqësitë do të arrijë tek njerëzit e prekur nga tërmeti dhe do të përmbajë elementë kritikë të ndihmës: materiale strehimi, tenxhere gatimi, kosha grumbullimi dhe magazinimi të ujit, batanije, llamba diellore, veshje dhe sende të tjera shtëpiake,” tha Blinken.

Ai shtoi se në kuadër të pakos së ndihmës do të zgjidhet pjesërisht problemi i furnizimit me ujë dhe se ndihma do të përfshijë furnizime sanitare dhe higjienike për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve që transmetohen nga uji pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter të martën e kaluar vrau të paktën 1,150 njerëz, ndërsa më shumë se 1,600 njerëz u plagosën.

Gati 1800 shtëpi u shembën nga tërmeti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit