22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Tërmet me magnitudë 4.8 ballë trondit Shqipërinë, epiqendra në Maqedoni

Më të lexuarat

Një tërmet tronditi Shqipërinë juglindore, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë dhe fshatrat përreth, rreth orës 18:35 minuta.
Tërmeti në Tiranës arriti shkallën 4.8 ballë, ndërsa në Maqedoni, aty ku ishte edhe epiqendra lëkundjet shkuan në 5.1 ballë të shkallës rihter.

Lëkundjet janë ndjerë më tepër në pjesën juglindore të Shqipërisë, ndërsa thellësia ka qenë 10 kilometër në tokë.
Raportohet se lëkundjet janë ndierë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë së mesme.

Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës, Shqipëria Perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit