Tentativa për të boshatisë Gazën edhe Historia
11- Mars 1970
Gazeta ed-Dustur Jordaneze me nr. 1027
Titull i madh bombastik:
“Filloi boshatisja e provinces së Gazës nga banorët”.
Komunikime emergjente arabe për të penguar dëbimin e 300.000 banorëve arab në province.
Në vitin 1949 200.000 palestinez u zhvendosën nga Palestina Historike në provincën e Gazës si rezultat i luftimeve edhe trysnive që u bëheshin nga pushteti okupator sionist.
Ariel Sharoni (1928-2014/85 vjet), i cili në atë kohë ishte komandant i zones jugore në ushtrinë sioniste dhe i cili më vonë u bë edhe kryeministri i 11 i izraelit (nga Marsi 2001 deri në Prill 2006) dhe i cili e dha idenë e boshatisjes së kësaj pjese nga popullata autoktone palestineze.
Në vitin 1955 u ofrua projekti amerikan i sigurisë nën mbulesën e projekteve bujqësore dhe për zhvillim ekonomike, projekt i cili i kushtoi Amerikës në atë kohë 30 milion dollar për të zhvendosur popullin palestinez nga Gaza në Sina.
Ky projekt u abortua nga presioni i Intifadës së Marsit edhe refuzimit të kryetarit të asaj kohe të Egjiptit AbduNaserit.
Pra asgjë e re nuk ndodh në botë!
Mirëpo ne pak e lexojmë historinë!
Nuk na lejohet të tradhtojmë këtë popull edhe këtë kauzë të drejtë e ta lëmë krejt barën mbi supet e këtij populli luftarak edhe të guximshëm, i cili jeton në Gaza.
Befasia e këndshme në krejt këtë rrëfim është se atëherë nuk kishte Hamas për të arsyetuar veprimin e tyre, siç tentojnë të mbulohen sot pas luftimit dhe shkatërrimit të Hamasit!!!
A pati sukses në atë kohë projekti sionist i pëkrahur nga Amerika apo e rezistoi populli autokton palestinez dhe mbeti të jetojë në vendin e vet?!
Historia e tregoi se populli palestinez mbeti në vatrat e veta edhe pse atëherë ishin vetëm 400.000 mijë banorë dhe intifada zhvillohej vetëm me gurë!
E sot, populli palestinez në Gaza është mbi 2 milion banorë edhe janë të përgatitur shumë më shumë edhe më mirë se atëherë në çdo aspekt, andaj edhe këtë rradhë do triumfojnë me lejen edhe ndihmën e Allahut.
Bekir Halimi
